foto nga VCG
12.92 trilionë juanë (rreth 1.81 trilionë dollarë amerikanë) kredi të reja u dhanë në monedhën kineze në gjysmën e parë të këtij viti në Kinë, treguan të hënën të dhënat e bankës qendrore kineze.
Në fund të qershorit, kreditë në juanë të papaguara arritën në 268.56 trilionë juanë, me një rritje prej 7.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Bankës Popullore të Kinës.
Në gjashtë muajt e parë, kreditë për familjet u rritën me 1.17 trilionë juanë, ndërsa kreditë për ndërmarrjet me 11.57 trilionë juanë.
M2, një matës në shkallë të gjerë i ofertës monetare që mbulon paratë në qarkullim e të gjitha depozitat, u shtua me 8.3 për qind në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar, duke arritur në 330.29 trilionë juanë në fund të qershorit.
M1, që mbulon paratë në qarkullim, depozitat me kërkesë dhe rezervat e klientëve të institucioneve të pagesave jobankare, ishte 113.95 trilionë juanë në fund të qershorit, 4.6 për qind më shumë krahasuar me gjashtë muajt e parë të vjetshëm.
M0, i cili tregon sasinë e parave në qarkullim, arriti në 13.18 trilionë juanë në fund të qershorit, me një rritje prej 12 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në gjashtë muajt e parë, futja e parave neto arriti në 363.3 miliardë juanë.
Në gjashtë muajt e parë depozitat në juan u rritën me 17.94 trilionë juanë, ndërsa bilanci i depozitave në juan arriti në 320.17 trilionë juanë, duke u shtuar 8.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Në gjysmën e parë të këtij viti, financimi i shtuar shoqëror arriti në 22.83 trilionë juanë, që përfaqëson një rritje prej 4.74 trilionë juanë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Burimi ©CGTN