Kinë, 140 milionë juanë shtesë për përballimin e përmbytjeve në Guizhou dhe Hunan

Ekipet e shpëtimit evakuojnë një banor nga zona e prekur nga përmbytjet në Qarkun Rongjiang, Provinca Guizhou e Kinës jugperëndimore, 24 qershor 2025./Foto nga VCG

Ministria e Financave e Kinës deklaroi të hënën dhënien e 140 milionë juanëve shtesë (rreth 19.5 milionë dollarë) si fonde të ndihmës emergjente për fatkeqësitë në provincat Guizhou dhe Hunan të goditura nga përmbytjet.

Sipas ministrisë, më 23 qershor ishte dhënë fondi i parë prej 160 milionë juanësh.

Që nga mesi i qershorit, të dy provincat kanë përjetuar reshje të rrëmbyeshme shiu dhe përmbytje të mëdha. Situata është shqetësuese në zona të tilla si Rongjiang e Congjiang në Prefekturën Autonome Qiandongnan të Kombësive Miao dhe Dong të provincës Guizhou, ku një numër i madh banorësh janë evakuuar dhe ka pasur dëme të konsiderueshme.

Qarku Rongjiang/Foto nga VCG

Konteja Rongjiang, e njohur si vendlindja e Superligës Rurale, ose Cun Chao, po fillon të rimëkëmbet pasi u godit nga dy përmbytje të mëdha në më pak se një javë. Që nga 24 qershori, pjesë të mëdha të kontesë kanë pasur përmbytje të njëpasnjëshme, dhe stadiumi “Cun Chao”, i cili ndodhet në një zonë të ulët banimi, është përmbytur dy herë brenda pesë ditësh.

Fondet e emergjencës do të përdoren kryesisht në operacionet e kërkim-shpëtimit, zhvendosjen e banorëve të prekur, ndihmën e përkohshme për jetesën dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara.

Këto fonde synojnë të mbështetin rajonet e prekura në rivendosjen e jetës së përditshme dhe aktivitetit ekonomik sa më shpejt të jetë e mundur, tha ministria.

Foto nga VCG

Ndërsa Kina gjendet në stinën e përmbytjeve, Ministria e Financave u shpreh që do të forcojë bashkërendimin me Ministrinë e Menaxhimit të Emergjencave e departamentet e tjera përkatëse për të monitoruar nga afër zhvillimet dhe për të ndarë menjëherë fondet e ndihmës sipas nevojës, duke siguruar operacionet e ndihmës në rast katastrofash dhe duke mbrojtur jetën e pronën e njerëzve.

Burimi ©CGTN

 

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us