Kinë: Autostradat në mbarë vendin presin kulmin e fluksit të kthimeve

foto nga VCG

Të mërkurën, ditën e shtatë të pushimeve 8-ditore për Ditën Kombëtare dhe Festën e Mesvjeshtës, fluksi i kthimit të udhëtarëve është shtuar ndjeshëm. Sektori i komunikacionit ka përforcuar kapacitetin e transportit në linjat kryesore, për të siguruar një proces normal rikthimi të udhëtarëve.

Të mërkurën, linjat hekurudhore në mbarë Kinën pritet të transportojnë 19.05 milionë udhëtime, me 1880 trena të shtuara. Ndër to, linjat hekurudhore në zonën e Deltës së Lumit Jance pritet të shtojnë 399 trena.

Në stacionin e Pekinit dhe në stacionin Chaoyang të Pekinit, të mërkurën pritet të mbërrijnë rreth 170 mijë udhëtarë, 100 mijë udhëtarë më shumë se në ditë të zakonshme. Këto stacione kryesore hekurudhore kanë bashkëpunuar me sektorin e autobusëve për të lehtësuar tranzitin e udhëtarëve.

foto nga VCG

Edhe autostradat në mbarë Kinën të mërkurën presin kulmin e fluksit të kthimeve, që përbëhet kryesisht nga udhëtimet e mesme e të gjata. Orari i përqëndrimit më të madh të lëvizjeve është midis orës 10:00 dhe 16:00.

Ndërkohë, transporti detar në mbarë Kinën pritet të transportojë 1.15 milion udhëtarë, 21.76% më shumë krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

Ndërsa në aviacionin civil, linjat ajrore në mbarë vendin pritet të transportojnë 2.43 milionë udhëtime ose 3.6% më shumë se në vitin 2024, me 19.281 fluturime, 2.8% më shumë krahasuar me vitin 2024.

foto nga VCG

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us