Kinë: Ndërmarrjet shtetërore të administruara nga qeveria qendrore zgjerojnë investimet në kërkim-zhvillim

foto nga VCG

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës të administruara drejtpërdrejt nga qeveria qendrore rritën investimet në kërkim-zhvillim më 2025 si pjesë e përpjekjeve për të çuar përpara zhvillimin e nxitur nga inovacioni, treguan të dhënat nga organi rregullator i pasurive shtetërore i vendit.

Shpenzimet e tyre për kërkim-zhvillim arritën në 1.1 trilion juanë (rreth 158.51 miliard dollarë amerikanë) vitin e kaluar, duke shënuar vitin e katërt me radhë që investimet vjetore i kalojnë 1 trilion juanët, sipas Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore pranë Këshillit të Shtetit.

foto nga VCG

Intensiteti i kërkim-zhvillimit, që nënkupton përqindjen e të ardhurave që riinvestohen në kërkim-zhvillim, arriti 2.86 për qind vjet, treguan të dhënat.

Këto ndërmarrje shtetërore punësuan 1.44 milion veta në kërkim-zhvillim dhe krijuan 474 platforma të kërkim-zhvillimit në nivel kombëtar. Ata kanë luajtur gjithashtu një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në nxitjen e inovacionit bashkëpunues midis ndërmarrjeve, universiteteve dhe instituteve kërkimore, tha komisioni.

foto nga VCG

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us