Office Address

Mine Peza Street, Tirana
Albania

Email Address

info@globalizationinstitute.al

Kinë, Nis zbatimi zyrtar i Ligjit për Nxitjen e Ekonomisë Private

Duke filluar nga data 20 maj, në Kinë do të zbatohet në mënyrë zyrtare Ligji për Nxitjen e Ekonomisë Private, ku për herë të parë përfshihen “dy mos lëkundje” në një ligj të vendit. Ligji, fokusohet tek problemet që kufizojnë zhvillimin e shëndetshëm të ekonomisë private. Ai është në dobi të plotësimit të mëtejshëm të masave dhe sistemeve përkatëse. Kështu, do të krijohet një mjedis më i qëndrueshëm, më i barabartë dhe më transparent për zhvillimin e ekonomisë private në Kinë.

Personat e sferave të ndryshme janë të mendimit se publikimi i politikave të ndryshme, veçanërisht zbatimi zyrtar i këtij ligji, në fakt e kanë fokusin tek problemet me të cilat përballet ekonomia private, tek reagimi ndaj vëmendjeve të ndërmarrjeve dhe tek stimulimi i besimit për zhvillim, çka do të jetë në të mirë të krijimit të një mjedisi ligjor dhe social për zhvillimin e ekonomisë private dhe do të nxisë gjithashtu edhe energjinë e zhvillimit të ekonomisë private.

Ky ligj përfshin 9 kapitujt dhe 78 nene, që janë përkatësisht: parimi i përgjithshëm, konkurrimi i barabartë, nxitja e investimeve dhe financimeve, inovacioni teknologjik, menaxhimi i rregullt, garantimi i shërbimit, mbrojtja e të drejtave, përgjegjësia ligjore dhe disa parime shtesë.

Përgjegjësi i Komisionit të Çështjeve Ligjore pranë Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, shprehet se për herë të parë në ligj janë përfshirë “mos lëkundjet në konsolidimin dhe zhvillimin e ekonomisë publike, mos lëkundjet në inkurajim, mbështetja dhe drejtimi i zhvillimit të ekonomisë jopublike, nxitja e zhvillimit të shëndetshëm të ekonomisë private dhe personaliteteve të kësaj ekonomie”. Gjithashtu për herë parë është sqaruar statusi ligjor i ekonomisë private. Për herë të parë është përcaktuar qartësisht që zhvillimi i vazhdueshëm, i shëndetshëm dhe cilësor i ekonomisë private, është politika dhe parimi kryesor në të cilin Kina këmbëngul në terma afatgjatë.

Foto nga VCG

Sipas të dhënave nga Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut e Kinës, deri në fund të marsit 2025, numri i ndërmarrjeve private të regjistruara në mbarë vendin shënoi mbi 57 milionë, që është 92.3% e nivelit të përgjithshëm të ndërmarrjeve. Ndërkohë numri i individëve industrialë-tregtarë të regjistruar ishte mbi 125 milionë.

 

Ky ligj synon të përmirësojë dhe të plotësojë sistemin e mekanizmit të pjesëmarrjes dhe konkurrimit të barabartë për ndërmarrjet private, si edhe të përcaktojë si sistem ligjor, politikat dhe masat efikase që janë të përmbledhura nga praktikat. Në ligj përcaktohet se të gjitha organizatat ekonomike, sigurisht duke përfshirë edhe ekonominë private, mund të hyjnë në mënyrë të barabartë dhe ligjore, në të gjitha sektorët që nuk përfshihen në listën negative të tregut.

Vlen të përmendet që kohët e fundit, Kina ka publikuar versionin e ri të listës negative, ku numri i neneve është pakësuar në 106 nga 117. Që nga viti 2018, kur Kina filloi të zbatojë këtë sistem me listë negative mbi hyrje në treg, lista është rishkruar katër herë dhe numri i neneve është ulur në 106 nga 151.

Deri tani, janë lehtësuar një sërë sektorësh, si komunikacioni, energjetika apo kujdesi për të moshuarit. Efektiviteti i lejeve për hyrje në treg, është në rritje të vazhdueshme.

Presidenti i grupit New Hope, Liu Yonghao u shpreh se “lista negative është në shkurtim gjithnjë e më shumë, ndaj mjedisi i konkurrimit në treg sigurisht do të jetë gjithnjë e më i mirë. Zbatimi i ligjit të nxitjes së ekonomisë private inkurajon sipërmarrësit privatë. Ky ligj, me mekanizmin e shqyrtimit si bazë dhe me listën negative si dorezë kyçe, do të nxisë ndërmarrjet private të marrin pjesë më lirshëm në konkurrim, të vazhdojnë të formojnë mjedisin ligjor të biznesit dhe të shtojnë gjallëri dhe besim në zhvillim”.

Zv/drejtori i Federatës Pankineze për Industrinë dhe Tregtinë, Qi Xiangdong u shpreh: “Mbështetja nga ky ligj ndaj sektorëve si inovacioni teknologji mund të rrisë besimin e ndërmarrjeve teknologjike për të bërë investime të larta në kërkimet teknologjike. Kështu, ato mund të fokusojnë më shumë kohë dhe energji në inovacionin teknologjik, përmirësimin e zinxhirit industrial dhe konkurrimin ndërkombëtar”. (Jiang Lei)

Foto nga ©VCG

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us