foto nga VCG
Autoritetet kineze të arsimit njoftuar të enjten që 495 000 studentë u kthyen në Kinë nga studimet jashtë vendit vjet, 79 400 më shumë se në vitin 2023, duke shënuar një rritje 19.1 për qind, një shenjë kjo e shtimit të numrit të talenteve që kthehen në vend.

foto nga VCG
Shifrat u publikuan në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Arsimit në Shangai për të shënuar 30-vjetorin e programit “Chunhui” ose “Drita e Pranverës” të kësaj ministrie, i cili i nxit të rinjtë kinezë që studiojnë jashtë vendit, të kontribuojnë në zhvillimin kombëtar.
foto nga VCG
Ministria tha se nga viti 1978, kur Kina nisi politikën e saj të Reformës dhe Hapjes, deri në vitin e kaluar, gjithsej 8.88 milionë kinezë shkuan jashtë vendit për të studiuar. Midis 7.43 milionë studentëve kinezë që përfunduan studimet, 6.44 milionë zgjodhën të ktheheshin në Kinë.
Që nga viti 2012, 5.63 milionë studentë janë kthyer në Kinë, duke për bërë 87 për qind të të gjithë të kthyerve që nga fundi i viteve ’70 të shekullit të kaluar.