Pas publikimit të Ligjit të Nxitjes së Ekonomisë Private në muajin maj të sivjetshëm, ndërmarrjet dhe sektorët përkatës kanë treguar një prirje aktive zhvillimi. Të dhënat tregojnë që, në katër muajt e parë të këtij viti, ekonomia private ka ruajtur rritje të qëndrueshme për sa u përket të ardhurave prej shitjeve, punësimit dhe hapjes së bizneseve të reja.
Të dhënat nga Administrata Shtetërore e Tatimeve e Kinës tregojnë që, në 4-mujorin e parë, të ardhurat nga shitjet të ekonomisë private u rritën 3.6 %, 0.9 pikë përqindjeje më shumë se ndërmarrjet e mbarë vendit, duke zënë 71.3 % të nivelit të përgjithshëm të shitjeve të këtyre ndërmarrjeve. Kompanitë private në sektorin e prodhimit dhe të teknologjisë së lartë kanë shënuar rritje përkatësisht me 6.5 % e 15.5 %, shifra këto përkatësisht 1.8 dhe 1.6 pikë përqindjeje më të larta se ato të ndërmarrjeve të tjera.
Ndërkohë, niveli i punësimit nga ekonomia private ka shënuar rritje të qëndrueshme. Deri në fund të prillit, numri i të punësuarve në ekonominë private që paguanin sigurimin e pensionit zinte 79.4 % të numrit të përgjithshëm të të punësuarve që e paguanin sigurimin e pensionit, 0.2 pikë përqindjeje më shumë se vitin e kaluar. Numri i paguesve është rritur me 0.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, 0.2 pikë përqindjeje më shumë se mesatarja kombëtare.
Foto nga VCGKrahas këtyre, edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara ka ruajtur rritjen e vazhdueshme. Të dhënat tregojnë që, deri në fund të prillit, numri i bizneseve private tatimpaguese është ngritur 7.6 % në krahasim me 4-mujorin e parë të vitit të kaluar dhe 97.6 % e bizneseve tatimpaguese janë nga ekonomia private, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për stabilizimin e bazës së ndërmarrjeve të mbarë vendit.
Foto nga VCGAdministrata tatimore u shpreh që, me mbështetjen e ligjit të nxitjes së ekonomisë private, sektori tatimor do të zbatojë aktivisht nenet përkatëse të ligjit, do të vazhdojë të vërë në jetë politikat tatimore favorizuese, do të ngrejë nivelin e shërbimit tatimor, do të ndihmojë lehtësimin e zhvillimit të bizneseve private, do të shtojë më shumë gjallërinë dhe do të luajë rol të rëndësishëm në stabilizimin e punësimit, ndërmarrjeve, tregut dhe të perspektivës. (Jiang Lei)
Foto nga ©VCG
Burimi ©CGTN