Office Address

Mine Peza Street, Tirana
Albania

Email Address

info@globalizationinstitute.al

Kinë, teknologjia moderne siguron korrjen efikase të drithërave

Kina ka sipërfaqe të madhe dhe krahinat e ndryshme të saj kanë gjendje të ndryshme për sa u përket lagështirës e temperaturës. Kësisoj, në krahina të ndryshme korrja e drithërave bëhet në kohë të ndryshme. Por një gjë është njësoj, që korrja duhet të bëhet brenda një periudhe të ngjeshur kohore. Për këtë arsye, teknologjia moderne luan një rol shumë të rëndësishëm.

Për të pasur korrje të mira këtë verë, Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale ka bërë parapërgatitje me makineri e pajisje bujqësore. Parashikohet që në mbarë vendin, do të vihen në përdorim 17 milionë makineri e pajisje të tilla, çka siguron një proces të mekanizuar të korrjes së drithërave.

 

Ndër to, numri i kombajnave arrin mbi 800 mijë dhe 200 mijë prej tyre përdoren në punime ndërkrahinore. Këtë herë, një tip kombajne me kapacitet 9-10 kg/sekondë është bërë “personazhi kryesor”. Krahas kësaj, janë vënë në përdorim edhe më shumë makina të pajisura me sistemin e navigacionit “Beidou” dhe sistemin e monitorimit digjital.

 

Në të njëjtën kohë, Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale ka bashkëpunuar me departamentet e tjera, si ato tëtransportit, sigurisë publike, meteorologjisë, naftës dhe industrisë petrokimike, për të forcuar së bashku garancinë e shërbimit të operacioneve të makinerive bujqësore.

 

Më shumë se 3 400 stacione shërbimi ndërkrahinore janë ngritur në provincat kryesore prodhuese të grurit dhe më shumë se 4 800 kanale të gjelbra për makineritë bujqësore janë hapur në stacionet e pagesës në autostradë, duke thjeshtuar më tej procedurat e verifikimit për makineritë bujqësore ndërkrahinore dhe duke u dhënë atyre dritën jeshile për kalim pa pagesë. Gjithashtu janë krijuar më shumë se 5 800 kanale favorizuese lidhur me karburantin për makineritë bujqësore, janë hapur më shumë se 1260 linja telefonike për garantimin e shërbimit të operimit të makinerive bujqësore dhe ka nisur shërbimi i posaçëm meteorologjik për këtë periudhë.

 

Konteja Xuyi e provincës Jiangsu të Kinës Lindore ka vënë në përdorim një platformë të re për operimin e makinerive bujqësore. Fermerët kanë marrë një udhëzues, me të cilin operatorët e makinave mund të lidhen në mënyrë të saktë e të drejtë me fermerët.

“Kam mbi 800 mu (15 mu baras 1 hektar ) tokë dhe kam nevojë për mbi 10 makina korrëse. Në të kaluarën efikasiteti ishte i ulët dhe isha shumë i shqetësuar në periudhën e korrjeve. Ndërsa tani ka platforma operimi dhe mund të gjejmë shpejt makinat korrëse. Kështu, efikasiteti është ngritur shumë,” thotë një fermer në kontenë Xuyi.

Krahas kësaj, edhe pakësimi i humbjeve sjell shtimin e të korrave. Në provincën Jiangsu sivjet janë organizuar aktivitete për uljen e humbjeve dhe trajnimin mbi përdorimin e makinave të posaçme  korrëse, duke forcuar monitorimin mbi nivelin e humbjeve gjatë procesit të korrjes dhe duke i minimizuar këto humbje.

 

Deri tani, në këtë krahinë të Kinës Lindore janë zhvilluar gjashtë prova mbi pakësimin e humbjeve dhe 434 trajnime për përdorimin e makinave përkatëse. Krahas kësaj, janë vendosur 579 pika  monitorimi, duke pakësuar humbjen e drithërave gjatë procesit të korrjes.

(Jiang Lei)

Foto nga ©VCG

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us