foto nga VCG
Asambleja e Përgjithshme e Federatës Botërore të Organizatave të Inxhinierisë 2025 dhe Kongresi Global i Inxhinierisë do të mbahen nga 12 deri më 17 tetor në Shangai.
Me temë “Inxhinieria formëson një të ardhme të gjelbër”, eventi gjashtëditor synon të ndajë arritjet dhe përvojat e Kinës në inxhinieri, duke lehtësuar bashkëpunimin dhe komunikimin e thellë brenda komunitetit ndërkombëtar të inxhinierisë, shkruan “Xinhua”.

foto nga VCG
Rreth 300 të ftuar nga 56 vende dhe rajone kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në eventin e këtij viti, sipas Shoqatës Kineze për Shkencë dhe Teknologji.
Konferenca do të përfshijë gjithashtu një deklaratë dhe njoftimin e 10 arritjeve kryesore globale të inxhinierisë për vitin 2025.