Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një barometër kyç i aktivitetit ekonomik, pati rritje të qëndrueshme në maj.
Administrata Kombëtare e Energjisë bëri të ditur se përdorimi i energjisë u rrit me 4.4% në baza vjetore në maj në 809.6 miliardë kilovat-orë, shkruan “Xinhua”.
Energjia e konsumuar nga industritë primare dhe sekondare u rrit përkatësisht me 8.4% dhe 2.1% në baza vjetore, ndërsa energjia e konsumuar nga sektori terciar u rrit me 9.4%.
Konsumi i energjisë elektrike nga banorët e vendit arriti në 101.3 miliardë kilovat-orë, një rritje prej 9.6% në baza vjetore.
Nga janari deri në maj, përdorimi total i energjisë në Kinë u rrit me 3.4% në gati 3.97 trilionë kilovat-orë.
Gjatë kësaj periudhe, konsumi i energjisë në sektorët e blegtorisë dhe bujqësisë u rrit përkatësisht me 15.5% dhe 7.2% në baza vjetore, sipas Këshillit të Energjisë Elektrike të Kinës.
Konsumi i energjisë elektrike në industritë në zhvillim ruajti rritjen e shpejtë, me përdorimin e energjisë për shërbimet e karikimit dhe ndërrimit të baterive që u rritën me 45.1 për qind në baza vjetore në të gjithë vendin.
Foto nga ©VCG
Burimi ©CGTN