

Të shtunën, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë dhe mbajti një fjalim në sesionin e dytë të Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut, ku vuri në dukje që ekonomitë e ndryshme të APEC-ut duhet të forcojnë bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta dhe të shfrytëzojnë mundësitë e reja për të përballuar sfidat e reja, duke krijuar së bashku të ardhmen e bukur të vazhdueshme.
Për këtë qëllim, Xi Jinping-u paraqiti në fjalimin e vet tre propozime.
Së pari, shfrytëzimi i mundësive të digjitalizimit, inteligjentizimit e zhvillimit të gjelbër, si edhe përshpejtimi i zhvillimit të forcave të reja prodhuese.
Së dyti, forcimi i bashkimit të strategjive të zhvillimit të gjelbër të ekonomive të ndryshme, duke promovuar qarkullimin e lirë të teknologjive dhe produkteve të gjelbra, transformimin e gjelbër me karbon të ulët dhe përballimin aktiv të ndryshimeve klimatike.
Së treti, zbatimi i Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, forcimi i bashkëpunimit në zhdukjen e varfërisë dhe promovimi i pasurimit të përbashkët të popujve të Azi-Paqësorit.