foto nga VCG
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi të martën një mesazh urimi znj. Yvette Cooper për marrjen e postit të sekretares së Jashtme të Britanisë së Madhe.
Wang u shpreh që Kina dhe Britania e Madhe janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ekonomi kryesore të botës, dhe kanë një gamë të gjerë interesash të përbashkët për nxitjen e rritjes ekonomike, mbrojtjen e paqes e të qëndrueshmërisë botërore, mbrojtjen e multilateralizmit dhe përballimin e përbashkët të sfidave globale. Nën drejtimin strategjik të liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet kino-britanike kanë hyrë në orbitën e përmirësimit dhe të zhvillimit.
“Jam i gatshëm që të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie të mira pune me znj. Sekretare të Jashtme dhe të nxitim bashkërisht zhvillimin e vazhdueshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona në bazë të respektit të ndërsjellë, të kërkimit të të përbashkëtave duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të përfitimeve të përbashkëta,” theksoi kreu i diplomacisë kineze.