Foto nga VCG
Të enjten në Pekin, gjatë dialogut me Kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, Kryeministri Li Qiang tha se Kina është e gatshme të shtojë bashkëpunimin me Kanadanë në fushat si energjia e pastër, teknologjia digjitale, bujqësia moderne, hapësira, prodhimi i përparuar dhe financa, për të shtuar më shumë gjallëri në rritjen ekonomike.
Kina mirëpret më shumë kompani kanadeze të investojnë në vend dhe shpreson që Kanadaja do të ofrojë një mjedis jo-disikriminues biznesi për ndërmarrjet kineze që investojnë në të.
Pas bisedimeve, Li dhe Carney dëshmuan nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit në tregti, doganë, energji, ndërtim, kulturë dhe siguri publike.