Kryeministri kinez i dërgoi mesazh urimi homologut të ri bangladeshas

foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi të martën telegram urimi Tariq Rahman-it, për marrjen e detyrës si kryeministër i Bangladeshit.

Në mesazh, Li tha se Kina dhe Bangladeshi janë vende me një fqinjësi të mirë tradicionale dhe partnerë bashkëpunimi të gjithanshëm strategjik. Të dyja vendet kanë një histori të lashtë të shkëmbimeve miqësore. Gjatë 51 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Bangladeshi e kanë respektuar dhe e kanë trajtuar njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, kanë bashkëpunuar me përfitime të përbashkëta dhe kanë shërbyer si shembull i shkëmbimeve midis vendeve.

Qeveria kineze e përkrah qeverinë e re të Bangladeshit të ushtrojë qeverisjen normale. “Jam i gatshëm të përpiqem me Kryeministrin Tariq që të vijojmë miqësinë tradicionale, të nxitim shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme për ndërtimin e përbashkët cilësor të ‘Një brez, një rrugë’ dhe ta çojmë përpara partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Bangladesh, në të mirë të të dy popujve,” theksoi kryeministri kinez.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us