Foto nga VCG
Me ftesë të kryeministrit kinez Li Qiang, kryeministri i Portugalisë Luis Montenegro do të bëjë vizitë zyrtare në Kinë nga 8 deri më 10 shtator.
Në një konferencë për shtypin të organizuar të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh që kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit Luis Montenegro në Kinë. Gjatë vizitës, presidenti kinez Xi Jinping do të takohet me kreun e qeverisë portugeze, e po ashtu edhe kryeministri Li Qiang dhe kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore Zhao Leji do të zhvillojnë bisedime të veçanta me Montenegro-n, për të shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.
“Midis Kinës dhe Portugalisë ka miqësi tradicionale. Vitet e fundit, të dy vendet e kanë respektuar njëri-tjetrin dhe kanë nxitur arritjen e rezultateve aktive në shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushën ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, kulturore-njerëzore, të zhvillimit të gjelbër etj. Ky vit shënon 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Portugalisë. Pala kineze është e gatshme të punojë me palën portugeze për të thelluar besimin e ndërsjellë strategjik, për të shtuar shëmbimet miqësore dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta,” tha Guo Jiakun.