Office Address

Mine Peza Street, Tirana
Albania

Email Address

info@globalizationinstitute.al

Kur AI-ja takon artin

Teknologjia e inteligjencës artificiale (AI) po integrohet shpejt në jetën e njeriut dhe gjithashtu po riformëson mënyrat e shfaqjes dhe përhapjes së arteve. Si një mjet ndihmës për krijimtarinë artistike, AI-ja po tregon gjithnjë e më shumë gjallëri në shumë fusha.

Kohët e fundit, Konservatori Qendror i Muzikës i Kinës krijoi me anë të AI-së simfoninë “Mijëra kilometra male dhe lumenj”. Nëpërmjet teknologjisë AI, simfonia integrohet me videon, duke shfaqur këtë pikturë të famshme të lashtë kineze.

Tani në fushën e kompozimit, të shkrimit të tekstit të këngës dhe të luajtjes me instrumente muzikore, AI-ja po bëhet një forcë e re krijuese. Brenda dhjetëra sekondave, AI-ja mund të kompozojë një këngë. Krahas kësaj, robotët AI gjithashtu mund të këndojnë, të drejtojnë orkestër etj.

Krijimi i videos me AI përdoret tani gjerësisht në prodhimin e filmave, emisioneve televizive, të animacionit etj. Një pandë me syze dielli po luan muzikë rok në rrëzën e malit me borë, dhe një vajzë mban një peshk të artë, i cili noton në dorë. Këto skena nuk kanë nevojë të xhirohen me kamera ose të bëhet postprodhimi, vetëm duhet të futen teksti ose fotografia në modelin AI të krijimit të videos, dhe do të lindë një video e gjallë. Një video pesë sekonda e gjatë mund të prodhohet në një ose dy minuta. Aktualisht, Kina ka shumë modele AI të krijimit të videove.

Në fushën e letërsisë, AI-ja ofron një model të ri shkrimi. Kohët e fundit, Universiteti Pedagogjik i Kinës Lindore përdori AI-në për të krijuar një roman me miliona fjalë. Korniza e subjektit të veprës u krijua nga njeriu, ndërsa AI-ja realizoi marrëdhëniet ndërmjet personazheve dhe bëri përmirësimin e detajeve të historisë. Një shkrimtari të zellshëm do t’i nevojiteshin një vit e gjysmë për të përfunduar një vepër të tillë, duke punuar pa pushim, ndërsa AI-së i nevojiten vetëm një muaj e gjysmë për të bërë të njëjtën punë.

Krijimi artistik me AI jo vetëm gjallëron fushën kulturore, por edhe sjell disa probleme. Për shembull, a ka të drejtë autori përmbajtja e krijuar nga AI-ja? A ndikojnë të dhënat mbi sigurinë?

Zhang Hongbo, zëvendësdrejtori ekzekutiv dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Kineze për të Drejtat e Autorit të Veprave të Shkruara, u shpreh që në Kinë ka mbi 2 000 radio e televizione, më shumë se 580 shtëpi botuese që botojnë mbi 400 mijë libra në vit, dhe më shumë se 10 000 gazeta e revista. Shumica e këtyre veprave të krijuara mbrohen nga e drejta e autorit. Sipas tij, duhet t’i kushtohet vëmendje autorizimit të veprave me të drejtë autori që kërkohet nga kompanitë e mëdha të teknologjisë AI, dhe të mbrohen të drejtat e interesat e ligjshëm të çdo grupi në këtë sektor për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të teknologjisë AI. (Fani)

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us