Li Qiang do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut

Kryeministri i Kinës Li Qiang mban një fjalim në debatin e përgjithshëm të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, më 26 shtator 2025. /Xinhua

Me ftesë të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe të qeverisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Li Qiang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryeministër i Këshillit të Shtetit të Kinës, do të marrë pjesë në festimet me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, në krye të një delegacioni të partisë dhe të qeverisë kineze dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut në datat 9 – 11 tetor. Njoftimi u bë të dielën nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Kina dhe Koreja e Veriut janë miq dhe fqinjë tradicionalë. Është politikë strategjike e palëkundur e PKK-së dhe e qeverisë kineze, që të ruajë, të konsolidojë dhe të zhvillojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut, tha zëdhënësi kur u pyet për sfondin dhe pritshmëritë e Kinës për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Li.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, zëdhënësi tha se përmes kësaj vizite, Kina është e gatshme të punojë me palën koreanoveriore për të ndjekur udhëzimet e mirëkuptimeve të rëndësishme të përbashkëta të arritura midis liderëve kryesorë të dy partive dhe vendeve, për të përmirësuar komunikimin strategjik, për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin, si edhe për të çuar përpara miqësinë dhe lidhjet tradicionale të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us