foto nga VCG
Më 11 tetor, Kryeministri Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi Jonas Gahr Store për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Mbretërisë së Norvegjisë.
Li Qiang u shpreh se Norvegjia është një partner i rëndësishëm i Kinës në Evropë. Me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin 2024, Kryeministri Støre zhvilloi me sukses një vizitë zyrtare në Kinë. Të dyja palët patën një shkëmbime të thella pikëpamjesh mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të ndërsjellë. Gjithashtu nënshkruan së bashku një deklaratë të përbashkët mbi vendosjen e një dialogu mbi transformimin e gjelbër. Li është i gatshëm të vazhdojë të punojë me Kryeministrin Jonas Gahr Store, për të forcuar shkëmbimet në të gjitha nivelet, për të konsoliduar vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të tilla si tregtia dhe investimet, transformimi i gjelbër, shkenca, arsimi dhe kultura, si edhe për t’i ngritur marrëdhëniet Kinë-Norvegji në një nivel të ri.