Li Qiang-u i dërgon mesazh urimi kryeministrit laosian për 50-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Laosit

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi të martën një mesazh urimi homologut të vet laosian Sonexay Siphandone lidhur me 50-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore Demokratike të Laosit.

Li Qiang-u u shpreh në mesazh se gjatë këtyre 50 vjetëve ekonomia dhe shoqëria e Laosit kanë pasur zhvillime të pandërprera, jetesa e popullit laosian është përmirësuar vazhdimisht dhe statusi ndërkombëtar i Laosit është ngritur dita-ditës. Bashkëpunimi i gjithanshëm strategjik Kinë-Laos ka ardhur duke u thelluar dhe projektet e mëdha të bashkëpunimit u kanë sjellë të dy popujve përfitime reale.

“Viti 2026 shënon 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhëdhineve diplomatike midis Kinës e Laosit. Unë jam i gatshëm të punoj me kryeministrin Siphandone për të nxitur forcimin e bashkëpunimit midis të gjitha departamenteve e organeve të pushtetit vendor të të dy vendeve, duke e ngritur ndërtimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët Kinë-Laos në një nivel të ri,” theksoi Li.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us