Li Qiang-u i dërgon mesazh urimi presidentit indonezian për 80-vjetorin e Republikës së Indonezisë

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi të dielën një mesazh presidentit indonezian Prabowo Subianto për të shprehur urime për 80-vjetorin e krijimit të Republikës së Indonezisë.

 

Li u shpreh që Kina dhe Indonezia janë vende fqinje mike në të dy anët e detit dhe partnerë të ngushtë me një fat të përbashkët. “Në maj të këtij viti, unë bëra një vizitë zyrtare në Indonezi dhe pata një takim të përzemërt, miqësor dhe të frytshëm me zotin President,” u shpreh kreu i qeverisë kineze.

 

Më tej ai shtoi se Kina është e gatshme të punojë me Indonezinë për të thelluar më tej bashkëpunimin strategjik të nivelit të lartë, për të konsoliduar modelin e bashkëpunimit me “pesë shtylla” dhe për të promovuar ngritjen e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Indonezi në një nivel të ri, në mënyrë që të sjellin më shumë përfitime për të dy popujt.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us