Libri i bardhë: Patentat kineze të nanoteknologjisë kryesojnë në botë

Foto nga VCG

Kina ka 43 për qind të numrit të përgjithshëm të patentave të autorizuara globalisht të nanoteknologjisë gjatë 25 vjetëve të fundit, duke u renditur në vendin e parë në botë, thuhet në një libër të bardhë të publikuar të dielën.

Nga viti 2000 deri më 2025, më shumë se 1.07 milion patenta nanoteknologjike u dhanë globalisht, 464 000 nga të cilat për Kinën, duke tejkaluar numrin e patentave të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut të marra së bashku, sipas Librit të Bardhë: Industria kineze e nanoteknologjisë 2025, që u publikua në një forum të industrisë së nanoteknologjisë në Pekin.

Patentat e Kinës janë të fokusuara kryesisht në fushat kyçe, duke përfshirë pajisjet e gjysmëpërcjellësve, kiminë katalitike, biomjekësinë dhe materialet e reja. Pekini, Shangai, Shenzhen-i dhe Suzhou kryesojnë në fushën e gjysmëpërcjellësve, ndërsa patentat lidhur me biomjekësinë janë përqendruar në Pekin, Shangai dhe Guangzhou, bëhet e ditur në këtë dokument.

Deri në majin e sivjetshëm, numri i ndërmarrjeve nanoteknologjike në Kinë i kaloi 34 500, 739 nga të cilat të regjistruara në bursë, me një numër të përgjithshëm vendesh pune 9.92 milionë. Tregu global i nanoteknologjisë parashikohet të rritet në 1.5 trilion dollarë amerikanë deri në fund të këtij viti, me një normë rritjeje vjetore mbi 17 % nga 2018 deri më 2025, sipas dokumentit.

Forumi i industrisë së nanoteknologjisë është një nga nënforumet e Konferencës së 10-të Ndërkombëtare mbi Nanoshkencën dhe Teknologjinë, i organizuar në Pekin nga e shtuna deri të hënën nga Qendra Kombëtare për Nanoshkencën dhe Teknologjinë e Kinës.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us