Mbahet në Pekin aktiviteti i shkëmbimeve kulturore-njerëzore të OBSh-së

Foto nga CMG

Të hënën u mbajt në Pekin aktiviteti i shkëmbimeve kulturore-njerëzore të OBSh-së, i bashkëorganizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Sekretariati i OBSh-së. Presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov dhe Kryeministri i Pakistanit, Muhammad Shehbaz Sharif, dërguan mesazhe urimi. Mbi 100 të ftuar nga qarqet politike, kulturore dhe mediatike të vendeve të OBSh-së morën pjesë dhe panë publikimin e arritjeve të shumta bashkëpunuese.

Foto nga CMG

Presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov tha se eventi ishte një mishërim i gjallë i “shpirtit të Shangait” dhe shprehu shpresën për bashkëpunim më të ngushtë me CMG-në gjatë presidencës së rradhës së Kirgistanit.

Kryeministri i Pakistanit, Muhammad Shehbaz Sharif theksoi se media shërben si një urë për komunikimin midis qytetërimeve dhe se CMG promovon mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë me qasjen e saj profesionale dhe objektive.

zv/Ministri i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Kryetari i CMG-së Shen Haixiong, vuri në dukje se “harmonia” është një koncept thelbësor i qytetërimit kinez. CMG ka nisur projekte të shumta kulturore vitet e fundit në bashkëpunim me vendet e OBSh-së dhe do të vazhdojë të tregojë histori të zhvillimit inovativ dhe të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit fitimprurës për të dyja palët.

Foto nga CMG: Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, Nurlan Yermekbayev

Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, Nurlan Yermekbayev, theksoi se bashkëpunimi kulturor është një fushë kyçe për rritjen e besimit dhe se Sekretariati do të nënshkruajë një dokument bashkëpunimi me CMG-në për të promovuar shkëmbime të rregullta.

Foto nga CMG: Presidenti i VGTRK-së, Oleg Dobrodeyev

Presidenti i VGTRK-së, Oleg Dobrodeyev, deklaroi se mediat duhet të thellojnë ndarjen e burimeve bazuar në parimet e besimit, respektit dhe barazisë.

Foto nga CMG: Kryetari i Televizionit Shtetëror të Kirgistanit, Bolotbek Tillebaev

Kryetari i Televizionit Shtetëror të Kirgistanit, Bolotbek Tillebaev, vuri në dukje se eventi ofroi një platformë për bashkëpunim praktik mediatik.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në këtë event, CMG dhe Sekretariati i OBSh-së shkëmbyen dokumente bashkëpunimi, lançuan Mekanizmin e Bashkëpunimit Mediatik të OBSh-së dhe publikuan “Iniciativën e Mekanizmit të Bashkëpunimit”. U publikuan gjithashtu aktivitete të tilla si Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës “Ylli i Rrugës së Mëndafshit 2025”, “Shihni Kinën së Bashku: Një Udhëtim Harmonie dhe Bashkëpunimi” dhe “Rinia e OBSh-së është Koha”, duke shfaqur arritjet e shkëmbimeve kulturore dhe bashkëpunimeve rinore.

Foto nga CMG

Në aktivitet morën pjesë drejtorë nga Departamenti i Publicitetit i Komitetit Qendror të PKK-së, Grupi Mediatik i Kinës, organizata mediatike nga vendet e OBSh-së dhe të dërguar diplomatikë në Kinë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us