Foto nga VCG
Të premten, Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministri i Jashtëm i Kinës, i dërgoi një mesazh ngushëllimi zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Paksitanit Muhammad Ishaq Dar për fatkeqësinë e zjarrit të madh në Pakistan.
Wang Yi tha se u trondit thellë kur mësoi për zjarrin e rënë në një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit, i cili shkaktoi shumë viktima. Ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe simpati të sinqertë për familjet e tyre, si dhe u uroi të plagosurve shërim sa më të shpejtë.