foto nga VCG
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, njëherësh anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKK-së, i dërgoi të martën një mesazh urimi Farsin Ohannes Vartan Agabekian-it, për marrjen e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme dhe të Migracionit të Palestinës.
Ndër të tjera, Wang tha se Kina e Palestina janë vende miq të mirë që e mbështesin njëri-tjetrin dhe kanë besim të ndërsjellë.
“Jam i gatshëm që të përpiqem bashkërisht me ministren Farsin, duke u nisur nga konsensusi i rëndësishëm i arritur nga liderët e të dy vendeve, për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për t’i dhënë përmbajtje të reja partneritetit strategjik kino-palestinez,” theksoi Wang.
Pala kineze e përkrah me vendosmësi kauzën e drejtë të popullit palestinez për rimarrjen e të drejtave të ligjshme kombëtare, si dhe nxitjen e zgjidhjes politike të çështjes palestineze në bazë të “projektit të dy shteteve”, dhe do të vijojë të përpiqet për këtë qëllim, theksoi kryediplomati kinez.
Burimi ©CGTN