Ministria e Jashtme e Kinës: Çdo sulm ndaj civilëve të pafajshëm dhe objektivave joushtarake duhet të dënohet

Foto nga VCG

Gjatë konferencës së rregullt për shtyp, të mbajtur të martën nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, një gazetar pyeti se pas sulmeve ushtarake të ShBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt, Irani u kundërpërgjigj. Gjatë ditëve të fundit, objektivat amerikane brenda vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, Jordani dhe Irak janë sulmuar, duke prekur infrastrukturën civile dhe duke shkaktuar viktima civile. Disa vende kanë lëshuar deklarata duke i dënuar sulmet. Cili është komenti i Kinës për këtë?

Foto nga VCG

Mao Ning deklaroi se sulmet e paturpshme ushtarake të ShBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, kanë çuar në një përshkallëzim të shpejtë të tensioneve rajonale, me efekte përhapëse që prekin vendet fqinje.

Foto nga VCG

“Kina është thellësisht e shqetësuar për këtë. Kina beson se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve të Gjirit duhet të respektohet plotësisht. Çdo sulm ndaj civilëve të pafajshëm dhe objektivave joushtarakë duhet të dënohet. Kina u kërkon të gjitha palëve të ndërpresin menjëherë operacionet ushtarake për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e rajonit dhe bashkësinë ndërkombëtare për të nxitur paqen dhe për të ndaluar luftën, si dhe të bëjë përpjekje pozitive për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal”, u shpreh zëdhënësja.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us