Ministria e Jashtme e Kinës komenton vizitën e zyrtarit tajvanez në Filipine

MPJ-ja (Foto nga VCG)

Ditët e fundit, një zyrtar i jashtëm i Rajonit të Tajvanit bëri një vizitë në Filipine me statusin e presidentit të fondacionit, ku u takua me zyrtarë filipinas dhe mori pjesë në aktivitete ekonomiko-tregtare.

Të shtunën, në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me këtë vizitë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës u shpreh në një konferencë shtypi se lejimi nga Filipinet i vizitës së forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” për aktivitetet antikineze, shkel rëndë normën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe premtimet e bëra nga Filipinet në problemin e Tajvanit. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë dhe i ka paraqitur protestë palës filipinase.

Tajvani është pjesë e pandarë e territorit të Kinës. Problemi i Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës. Kina i kërkon palës filipinase të respektojë parimin e “Një Kine” dhe shpirtin e komunikatës së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Pala filipinase duhet të korrigjojë menjëherë gabimet, të mos shkelë interesat thelbësore të Kinës, të mos u lëshojë forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” asnjë sinjal të gabuar dhe të mos nënvlerësojë vendosmërinë e popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe të tërësisë territoriale.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us