Ministria e Jashtme e Kinës reagon mbi rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Bangladesh

Foto nga VCG

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 13-ta parlamentare kombëtare të Bangladeshit që u mbajtën më 12 shkurt, Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) fitoi 209 vende nga 297 vendet e zgjedhura drejtpërdrejt që janë shpallur, gjë që do të thotë se BNP ka fituar zgjedhjet.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i diplomacisë kineze iu përgjigj se Kina vuri re që Bangladeshi pati zgjedhje të përgjithshme të qëndrueshme dhe të qeta dhe përgëzoi BNP për fitoren.

“Si një mik dhe fqinj tradicional, Kina mbështet Bangladeshin në kryerjen e agjendës së tij politike të brendshme dhe është e gatshme të punojë me Bangladeshin për të çuar përpara miqësinë, për të thelluar bashkëpunimin me cilësi të lartë të nismës ‘Një brez, një rrugë’ dhe bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme, si dhe për të forcuar më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Bangladesh”, kështu tha zëdhënësi në një deklaratë të publikuar në faqen elektronike të Ministrisë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us