Foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, tha të hënën se udhëheqësit e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara po mbajnë komunikime dhe shkëmbime të ngushta, teksa u pyet për mundësinë e një takimi gjatë mbledhjes të rradhës të udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Guo theksoi se diplomacia e krerëve të vendeve luan një rol të pazëvendësueshëm në ofrimin e udhëzimeve strategjike për marrëdhëniet Kinë-SHBA, duke shtuar se të dy udhëheqësit mbeten në kontakt të ngushtë.
Lidhur me çështjet mbi TikTokun, Guo përsëriti se qëndrimi i Kinës është i qartë. Ai tha se qeveria kineze respekton vullnetin e korporatave dhe mbështet kompanitë në kryerjen e negociatave të biznesit bazuar në rregullat e tregut, duke synuar një zgjidhje që përputhet me ligjet dhe rregulloret kineze, e cila balancon interesat e të gjitha palëve.
“Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një mjedis biznesi të hapur, të drejtë dhe jo-diskriminues për kompanitë kineze që investojnë në SHBA”, shtoi Guo.