Foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun mbajti të enjten një konferencë shtypi. Një gazetar pyeti lidhur me një deklaratë të fundit nga një zëdhënës i Komisionit Kombëtar Detar Filipinez, se pavarësisht rritjes së konsiderueshme të aktiviteteve kineze në ujërat pranë gumës Renai, Filipinet nuk do të ndalin operacionet rutinë të furnizimeve. Zyrtarët ushtarakë dhe politikë filipinas kanë bërë vazhdimisht deklarata të forta lidhur me çështjen e gumës Renai, duke ekzagjeruar tensionet. Cili është komenti i Kinës?
Guo Jiakun u përgjigj se guma Renai është pjesë e Ishujve Nansha të Kinës dhe është territor kinez. Anijet kineze që operojnë brenda ujërave nën juridiksionin kinez janë legjitime, të ligjshme dhe të paqortueshme.
Foto nga VCG
Guo Jiakun deklaroi se një anije luftarake filipinase e vendosur ilegalisht në Renai, shkel sovranitetin e Kinës dhe Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore, veçanërisht nenin 5 e kësaj deklaratës, që është ndalimi i vendosjes në ishuj dhe shkëmbinj nënujorë të pabanuar. Kina ka kërkuar vazhdimisht që Filipinet ta tërheqin anijen dhe ta rikthejnë gumën Renai në gjendjen e saj origjinale, të pabanuar dhe pa struktura. Vitet e fundit, për arsye humanitare, pala kineze i ka lejuar Filipinet të transportojnë furnizime të përditshme dhe ka arritur një marrëveshje të përkohshme me Filipinet, me kusht që ata të zotohen të mos transportojnë materiale ndërtimi, të njoftojnë Kinën paraprakisht dhe t’i nënshtrohen verifikimit në vend. Kjo tregon plotësisht vullnetin e mirë dhe sinqeritetin e Kinës në menaxhimin e situatës në Renai.
Foto nga VCG
Guo Jiakun theksoi se, kohët e fundit, Filipinet janë angazhuar në një sërë veprimesh shkelëse dhe provokuese në det, duke shkelur seriozisht sovranitetin territorial dhe të drejtat e interesat detare të Kinës, duke rrezikuar seriozisht paqen dhe stabilitetin detar dhe duke dëmtuar seriozisht themelin politik për trajtimin e duhur të çështjeve detare midis Kinës dhe Filipineve.
Zëdhënësi deklaroi se qëndrimi i Kinës për mbrojtjen e sovranitetit të saj territorial, të drejtave dhe interesave detare është i palëkundur.
“Ne i bëjmë thirrje Filipineve të ndërpresin menjëherë nxitjen dhe fryrjen e çështjeve detare midis Kinës dhe Filipineve, si edhe të ndërpresin çdo veprim shkelës dhe provokues që mund të ndërlikojë situatën”, shtoi Guo.