Foto nga VCG
Një delegacion tregtar kinez do të vizitojë Uashingtonin për t’u takuar me zyrtarët amerikanë, njoftoi të enjten Ministria e Tregtisë e Kinës.
Delegacioni, i udhëhequr nga Li Chenggang, përfaqësuesi i tregtisë ndërkombëtare të Kinës dhe zv/Ministër i Tregtisë, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, pas vizitës në Kanada në datat 24 – 27 gusht, tha zëdhënësi i ministrisë He Yongqian.
Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të shfrytëzuar mekanizmin dypalësh të konsultimit ekonomik dhe tregtar, për të zgjidhur çështjet përmes dialogut dhe komunikimit të barabartë dhe për të ruajtur së bashku zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, tha zëdhënësi.