Foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun tha të mërkurën se marrëdhëniet midis Kinës dhe Koresë së Jugut nuk duhet të ndikohen nga asnjë faktor i palës së tretë, duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta për të nxitur rritjen e marrëdhënieve Kinë-Kore e Jugut.
Zëdhënësi Guo i bëri komentet në përgjigje të vërejtjeve të Presidentit të Koresë së Jugut Lee Jae-myung se Koreja e Jugut nuk duhet të vazhdojë politikën e “sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe të ekonomisë me Kinën”.
Guo vuri në dukje në një konferencë shtypi se një marrëdhënie e shëndetshme, e qëndrueshme dhe e thelluar kino-koreanojugore përputhet me interesat themelore të dy popujve dhe është e favorshme për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin në rajon dhe botë. “Ky është konsensusi midis dy vendeve”, shtoi ai.
Të dy vendet zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe për interesat e tyre të përbashkëta, të cilat nuk synojnë asnjë palë të tretë dhe nuk duhet të ndikohen nga asnjë faktor i palës së tretë, tha Guo.
“Politika e Kinës ndaj Koresë së Jugut ruan vazhdimësinë dhe stabilitetin. Shpresojmë që Koreja e Jugut do të punojë me Kinën për të promovuar së bashku rritjen e shëndetshme dhe të qëndrueshme të marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit strategjik kino-koreanojugore”, shtoi Guo.