Foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun mbajti të enjten një konferencë të rregullt për shtyp. Një gazetar pyeti në lidhje me takimin midis udhëheqësve të Koresë së Jugut dhe SHBA-së.
Në përgjigje, Guo Jiakun deklaroi se Kina e ka marrë parasysh situatën përkatëse. Kina shpreson që si Koreja e Jugut ashtu edhe SHBA-të do të përmbushin detyrimet e tyre për mospërhapjen bërthamore dhe do të bëjnë hapa për të promovuar paqen dhe stabilitetin rajonal, jo të kundërtën.
“Duam të theksojmë se Kina i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor, ndjek një politikë të brendshme të mbrojtjes kombëtare dhe një politikë të jashtme të fqinjësisë së mirë dhe miqësore, ndaj ka qenë gjithmonë një shtyllë në ruajtjen e paqes dhe qetësisë rajonale”, shtoi zëdhënësi.