Foto nga CMG
Më 28 shkurt, gjatë sulmeve ushtarake të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, u godit edhe një shkollë fillore për vajza në jug të vendit. Sipas konfirmimeve finale, në të humbën jetën 165 persona. Librat e shpërndarë në vendngjarje, dëshmojnë për tragjedinë e rëndë. Irani akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për shënjestrimin e civilëve, ndërsa pala amerikane deklaroi se po heton rrethanat e ngjarjes.
Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër sulmin ndaj shkollës në Iran. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) shprehu shqetësim për sulmin, duke theksuar se “shënjestrimi i civilëve dhe objekteve civile, përfshirë shkollat, përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës deklaroi se mbrojtja e civilëve në konfliktet e armatosura, është një vijë e kuqe që nuk duhet shkelur dhe se përdorimi pa dallim i forcës është i papranueshëm. Kina u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë detyrimet sipas së drejtës ndërkombëtare, të garantojnë sigurinë e civilëve dhe të shmangin sulmet ndaj objekteve civile.