Foto nga VCG
Lidhur me vëmendjen që ka shkaktuar hyrja në tregun e huaj e disa markave kineze të pijeve, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të mërkurën në një konferencë për shtypin që hyrja e markave kineze në tregun botëror u ka ofruar konsumatorëve globalë më shumë zgjedhje.
Sipas njoftimeve, kohët e fundit, marka kineze të pijeve, si “Mixue Ice Cream & Tea” dhe “CHAGEE”, kanë hyrë në tregun ndërkombëtar, duke tërhequr shumë konsumatorë të vendeve të huaja. Mediat e huaja komentojnë se produktet kineze i kanë dhënë tashmë lamtumirën epokës së kopjimit të markave perëndimore.
“Me përmbajtjen e tyre tekniko-shkencore, faktorët kulturorë, frymëzimin e dizajnit dhe vlerat emocionale që ndërthurin kulturën kineze dhe kulturat e huaja, markat kineze po pëlqehen prej gjithnjë e më shumë konsumatorëve të huaj. Nga ‘Prodhuar në Kinë’ deri te ‘Markat kineze’, kjo është një prirje e pashmangshme e zhvillimit cilësor, falë sistemit të plotë industrial të Kinës, tregut të drejtë e të hapur dhe kërkimit e zhvillimit inovativ afatgjatë,” u shpreh Mao Ning.
Zëdhënësja shtoi që Kina mirëpret hyrjen e markave cilësore të huaja në tregun kinez, mësimin e ndërsjellë dhe zhvillimin së bashku, me qëllim që popujt e të gjitha vendeve të marrin përfitime nga globalizimi ekonomik.
Burimi ©CGTN