Foto nga VCG
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë për shtypin të enjten se sekuestrimi i anijeve në ujërat ndërkombëtare nga ShBA-ja shkel rëndë ligjin ndërkombëtar.
Sipas saj, Kina i kundërshton gjithmonë sanksionet e paligjshme të njëanshme që nuk bazohen mbi ligjin ndërkombëtar dhe pa autorizimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, si edhe çdo veprim që shkel qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së dhe dëmton sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të tjera.