Ndërtimi i Xizangut të bukur ku njeriu jeton në harmoni me natyrën

leopardë në Xizang/VCG

Në qytetin Naqu të Xizangut, grupi i sondazhit zbuloi 126 leopardë bore, të cilët kanë kërkesa të lartë për mjedisin e mbijetesës.

Zbulimi i leopardëve të borës është një provë e fortë për mjedisin e shkëlqyer biologjik lokal. Përveç leopardëve, në Xizang jetojnë edhe antilopët tibetiane, Grus nigricollis dhe kafshë të tjera të egra të rralla.

Biodiversiteti i pasur dhe mjedisi i mirë ekologjik vjen falë masave të vazhdueshme dhe efektive të mbrojtjes së mjedisit.

Nyingchi i Xizang-ut/VCG

Panverën e këtij viti, në Lhasa të Xizangut, filloi një raund i ri mbjellje pemësh, që quhet projekti i gjelbërimit për malet veriore dhe jugore të Lhasës.

Sipas këtij projekti, do të përfundojë pyllëzimi i tokave me një sipërfaqe prej 137 mijë metrash katrore brenda dhjetë vjetësh.

Anëtari i stafit të zyrës së komandës për projektin e gjelbërimit për malet veriore dhe jugore të Lhasës të Xizangut, Tong Jige tha se:

“Deri tani, janë ndërtuar 65 fidanishte për kultivimin e fidanëve me cilësi të lartë.

Në vitin 2025, ne planifikojmë të përfundojmë pyllëzimin me pemë të një sipërfaqe prej mbi 13.000 hektarësh, së bashku me një projekt mbështetës të infrastrukturës që përfshin ujin, energjinë elektrike dhe infrastrukturën rrugore.

Xizangu quhet “Çatia e Botës” dhe ka një mjedis biologjik shumë

Xizang/VCG

të brishtë. Qeveria dhe banorët lokalë e vënë mbrojtjen e mjedisit në pozitë të rëndësishme.

Sipas të dhënave të vitit 2023, shkalla e mbulimit pyjor të Xizangut u rrit në 12.31%, shkalla e mbulimit të bimësisë në kullota arriti në 48.02%. Tani, Xizangu është bërë një ndër zonat me mjedisin biologjik më të mirë në botë.

Presidenti i nderit i Shoqatës Kino-Rumani Vicentiu Gheorghe, u shpreh:

“Për të mbrojtur sistemin ekologjik, Kina ndërmori masa si ndërtimi i zonave të mbrojtjes së natyrës, kufizimi i shfrytëzimit të burimeve, plani i ripyllëzimit, mbikëqyrja e ndikimeve të klimës etj.”

Përveç forcimit të mbrojtjes dhe restaurimit ekologjik, Xizangu i shfrytëzon plotësisht edhe burimet e ujit, erës, dritës etj, për të zhvilluar industrinë e energjisë së pastër. Kohët e fundit, në Xizang u ndërtua projekti më i madh i energjisë fotovoltaike, projekti i fazës së parë i energjisë fotovoltaike dhe rezervimit të energjisë, Huaneng Jiawa u lidh me rrjetin dhe filloi të prodhonte energji elektrike.

Menaxheri i Projektit të fazës së parë të energjsë fotovolitaike dhe rezervimit të energjisë, Li Yong tha:

Në një lartësi mesatare prej më shumë se 4.500 metrash, projekti i fazës së parë i energjisë fotovoltaike dhe rezervimit të energjisë, mund të prodhojë mesatarisht afro 370 milionë kWh energji elektrike çdo vit pas vënies në përdorim, i cili mund të plotësojë hendekun e furnizimit me energji gjatë periudhës së konsumit maksimal në Xizang, dhe mund të ofrojë energjinë e pastër për zhvillimet ekonomike dhe shoqërore lokale.

Xizang/VCG

Presidenti i nderit i Shoqatës Kino-Rumani Vicentiu Gheorghe tha:

“Mund të shfrytëzohen burimet e rinovueshme, këtu ekzistojnë kapacitet më të larta diellore dhe mund të nxisin zhvillimin e turizimit për mbrojtjen e mjedisit.”

Në Xizangun e sotëm, ku njeriu jeton në harmoni me natyrën, po vazhdojnë zhvillimet ekonomike dhe shoqërore. Të gjitha do të favorizojnë në fund popullin tibetian.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Shqipërisë për Zhvillimet e Qëndrueshme, Enriko Ceko tha:

“Në lidhje me zhvillimin e gjelbër, investimet publike në shërbim të qytetarëve kanë qenë në përputhje me politikën madhore të mbrojtjes së mjedisit.”

Kryetari i Qeverisë së Popullit të Rajonit Autonom të Xizangut Gama Cedain tha:

“Zhvillimet e gjelbra janë tipar themelor të zhvillimit me cilësi të lartë. Forcat e prodhimit me cilësi të re janë forcat e prodhimit të gjelbër.

Xizangu ka transformuar malet të harlisura, ujrat e kthjellta dhe akullin e dëborën në pasuri të paçmueshme, të cilat kanë favorizuar popullin etj.

 

 

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us