Pajisjet e emergjencës së Kinës kontinentale ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit në zjarrin në Hong-Kong

Foto nga VCG

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, pas zjarrit vdekjeprurës në kompleksin e banesave “Wang Fuk Court”, të Rajonit Administrativ e Posaçëm të Hong -Kongut (HKSAR), me Zyrën e Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive (DVIU) të Forcës Policore të HKSAR-it që vepron në kushte të vështira.

Kreu i DVIU, Cheng Ka-chun, tha të premten se disa lloje pajisjesh të ofruara nga Kina kontinentale kanë dhënë mbështetje thelbësore për misionin.

Cheng vuri në dukje se kostumi i ekzoskeletit ka qenë veçanërisht i dobishëm për punonjësit e policisë, përgjegjës për mbajtjen e mbetjeve mortore. Pa furnizim me energji elektrike në ndërtesë, punonjësit e policisë duhet të ngjiten më shumë se 30 kate në këmbë me veshje të plota.

Kostumi i esoskeletit ndihmon në uljen e tendosjes fizike, veçanërisht kur punonjësit e policisë mbajnë mbetje mortore, gjë që e bën punën e tyre më efikase.

Një tjetër kontribut kyç është një sistem ndriçimi profesional. Cheng tha se brendësia e vendit të ndodhjes së zjarrit është plotësisht e errët dhe ndriçimi i rregullt është i pamjaftueshëm. Sistemi vjen me dritë të bardhë dhe mënyra të shumëfishta ndriçimi, duke u mundësuar punonjësve të policisë të ndriçojnë zona të ngushta ose të rrëmujshme. Ai zvogëlon ndjeshëm rrezikun e humbjes së pikave kritike dhe është bërë një mjet thelbësor për kërkime të sakta.

Më shumë se 30.000 artikuj pajisjesh janë siguruar nga Kina kontinentale për përpjekjet e emergjencës në kompleksin e banesave “Wang Fuk Court”, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për operacionet.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us