Foto nga VCG
Konferenca Botërore e Robotëve (WRC) u hap të premten në Pekin, me debutimin e më shumë se 100 produkteve robotike të fjalës së fundit, pothuajse dy herë më shumë se vitin e kaluar.
Edicioni i sivjetshëm i kësaj ekspozite, e njohur gjithashtu si E-Town i Pekinit, do të mbahet nga e premtja deri të martën e ardhshme në Zonën e Zhvillimit Ekonomik-Teknologjik të Pekinit dhe ka temën “Bërja e robotëve më të zgjuar, bërja e agjentëve të mishëruar më inteligjentë”.
Foto nga VCG
Gjatë kësaj veprimtarie do të zhvillohen forume, ekspozita, konkurse dhe shkëmbime idesh e informacioni, me rreth 200 kompani kryesore robotike nga e gjithë bota që do të paraqesin mbi 1 500 produkte.
Më shumë se 400 të ftuar, duke përfshirë shkencëtarë vendas e të huaj, ekspertë të njohur, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare dhe sipërmarrës do të marrin pjesë në forumin kryesor dhe mbi 20 forume tematike për të diskutuar mbi prirjet teknologjike dhe industriale, zbatimet e teknologjisë dhe risitë në fushën e robotikës.
Foto nga VCG
Një element kryesor do të jetë debutimi i produkteve më të përparuara, që nga robotët e shkathët katërkëmbësh, robotët e shpëtimit dhe robotët e inspektimit deri te motokorrëset robotike të barit, duke u mundësuar pjesëmarrësve të hedhin një vështrim në të ardhmen e makinave inteligjente.
Robotët humanoidë mbeten një ndër elementet më tërheqëse të konferencës, ndërsa 50 kompani prodhuese të robotëve të tillë me trup të plotë kanë paraqitur risitë e tyre të fundit.
Foto nga VCG
Më tepër se 31 veprimtari dytësore do të zhvillohen gjatë konferencës për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të zgjeruar zbatimet në botën reale, duke përfshirë provat standarde, për të përshpejtuar arritjet teknologjike dhe për të nxitur kultivimin e talenteve industriale.
Vitin e kaluar, Kina kishte dy të tretat e aplikimeve botërore për patenta robotësh dhe prodhoi 556 000 robotë industrialë, duke mbetur vendi kryesor prodhues i robotëve në botë.