Pekin, mbrëmje gala për 80-vjetorin e fitores së Luftës Antifashiste Botërore më 3 shtator

Foto nga VCG

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës mbajti një konferencë shtypi të enjten për të paraqitur veprimtaritë e ardhshme kulturore për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.

Këto veprimtari kulturore përfshijnë një ekspozitë tematike, publikimin e veprave të shquara letrare e artistike, si dhe aktivitete të tjera.

Sipas konferencës së shtypit, një mbrëmje gala do të mbahet më 3 shtator në Pekin, e cila do të organizohet bashkërisht nga Departamenti i Promovimit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Departamenti i Punës Politike i Komisionit Ushtarak të Kinës dhe bashkia e Pekinit.

Gjithashtu, do të hapet një ekspozitë tematike më 7 korrik, do të zhvillohen një varg shfaqjesh të veprave të shquara skenike nga gushti deri në tetor, ndërkohë që nga gushti deri në shtator do të organizohet një ekspozitë arti.

Burimi ©CGTN 

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us