Foto nga CMG
Më 6 shkurt pasdite, u zhvillua në Pekin shfaqja artistike për Festën e Pranverës, e organizuar nga Komisioni Qendror Ushtarak i Kinës. Veprimtaria u zhvillua për të shprehur urimet për ushtarakët e vjetër të forcave ushtarake që banojnë në Pekin.
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak i Kinës, Xi Jinping ishte i pranishëm në këtë veprimtari, duke ndjekur shfaqjet artistike dhe duke dërguar urime për ushtarakët e vjetër, kuadrot që kanë dalë në pension me rastin e festës dhe vitit të ri kinez.