Taipei (Foto nga VCG)
Për ditë me radhë, përdorues të internetit nga Ukraina, Italia, Polonia, Brazili etj. kanë bërë komente në mediat sociale, duke njohur konsensusin historik e ndërkombëtar që “Tajvani është pjesë e pandashme territoriale e Kinës”, duke mbështetur përpjekjet e Kinës për arritjen e ribashkimit kombëtar dhe duke kritikuar ndërhyrjen e jashtme politike.
Përdoruesi italian i internetit Angelo Canale u shpreh: “Tajvani është pjesë e Kinës dhe ribashkimi i Kinës është vetëm çështje kohe. Veprimet e ndryshme provokuese vetëm sa do ta përshpejtojnë këtë proces.”
Një përdoruese tjetër interneti nga Italia, Valentina Cappello, tha: “Tajvani është pjesë e Kinës që nga lashtësia. Më mirë të mos shkaktohen probleme në këtë çështje. ‘Një vend, dy sisteme’ është zgjidhja më e mirë.”
Shumë përdorues brazilianë interneti shprehën përkrahjen e tyre për parimin e “një Kine”. Një prej tyre, i quajtur Paulo, theksoi: “Kina i ka respektuar gjithmonë vendet e tjera, ndërsa Tajvani është pjesë e Kinës që nga lashtësia.”