Foto nga CMG
Vitet e fundit, kompanitë gjigante biofarmaceutike globale kanë bërë investime reale në tregun kinez. Sektori mjekësor dhe ai farmaceutik është bërë një pikë e nxehtë investimesh.
Në 2024, kompania daneze Novo Nordisk deklaroi nje investim prej gati 4 miliardë juanësh në Tianjin të Kinës Veriore. Ndërkohë në korrik 2025, deklaroi rreth 800 milionë juanë investime për zgjerimin e laboratorit të testimit në fabrikën e Tianjinit. Përse kjo kompani gjigante farmaceutike ka kaq shumë dëshirë të investojë në Kinë?
Helge Lund, president i kompanisë, u shpreh: “Për sëmundjet kronike si diabeti dhe obeziteti, ka gjithnjë kërkesa të mëdha të paplotësuara nga pacientët. Për Novo Nordisk, kjo është një mundësi dhe përgjegjësi.”
Në planin e masave për stabilizimin e investimeve të huaja 2025 të Kinës, janë paraqitur ndërhyrje si “nxitja e hapjes së rregullt të sektorit të biomjekësisë”, “ lehtësimi i futjes në treg i barnave inovative”, etj.
Helge Lund, duke vlerësuar planet dhe veprimet e qeverisë kineze, u shpreh se Novo Nordisk si një partner afatgjatë, shpreson të vazhdojë të japë kontribute për përballimin e sëmundjeve kronike.
“Novo Nordisk do të vazhdojë të thellojë biznesin në tregun kinez duke arritur përfitime të përbashkëta përmes inovacionit dhe bashkëpunimeve,” u shpreh Helge Lund.