Gjatë një interviste eksklusive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) kohët e fundit, Presidenti i Somalisë Hassan Sheikh Mohamud tha se marrëdhëniet Somali-Kinë kanë hyrë në fazën e pjekur në bazë historike dhe të dyja vendet po përpiqen bashkërisht për konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy palësh.
Intervista u bë me rastin e 65 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Somalisë, që po përpiqet për rindërtimin e vendit, pas luftës dhe situatës me trazira.
Presidenti Mohamud tha: “Po kërkojmë rrugën për kapërcimin e vështirësive dhe për realizimin e zhvillimit dhe të lulëzimit, ndërsa Kina ka përvojën e pasur në këtë drejtim.”
Duke folur për rëndësinë e referencës të modelit të zhvillimit të Kinës për vendet afrikane, presidenti somalian shprehu mendimin se bujqësia dhe teknologjia janë dy fushat më kyçe për mësimin nga Kina.
Ai shpjegoi konkretisht se siguria ushqimore është puna më urgjente tani për tani për vendin e tij. Somalia po vuan nga thatësira serioze dhe ndodhet përpara mungesës së rëndë të ushqimeve. Por këto nuk janë të gjitha kërkesat e vendit të tij. Somalia ka nevojë për sigurimin e sovranitetit të drithërave. “Kemi kushte natyrore për vetë-plotësimin e drithërave, por ndodhemi përpara sfidave në aspekte teknike, të integrimit të burimeve dhe të njohurive profesionale.”
Ai përmendi se qysh prej viteve ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar, Kina filloi ta përkrahte zhvillimin bujqësor të Somalisë, veçanërisht në mbjelljen e orizit. Sot orizi është bërë bima kryesore e mbjelljes në Somali.
Tjetër fushë kyçe është teknologjia. Sot në mbarë territorin e Somalisë, të gjitha ndërmarrjet e telekomunikacionit përdorin 100% teknologjinë kineze. “Ky fakt tregon se Kina ka ruajtur hapjen dhe ka ndarë teknologjinë e përparuar me Afrikën.” theksoi Presidenti Mohamud, duke shtuar se kjo politikë e hapjes të Kinës i ka ofruar mundësi botës, veçanërisht Afrikës dhe do të vazhdojë t’i inkurajojë vendet afrikane të forcojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimet me Kinën.