Presidenti Xi i dërgon letër urimi Ekspozitës Botërore të Industrisë Inteligjente 2025

foto nga VCG

Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025 startoi në Chongqing të Kinës jugperëndimore, me synim prezantimin e arritjeve më të fundit të industrisë inteligjente përmes ekspozitave profesionale, shkruan “Xinhua”.

Presidenti kinez, Xi Jinping, i dërgoi të premten një letër urimi Ekspozitës Botërore të Industrisë Inteligjente 2025.

foto nga VCG

“Aktualisht, teknologjia e inteligjencës artificiale (IA) po evoluon me shpejtësi, duke transformuar thellësisht prodhimin dhe stilin e jetës njerëzore dhe duke riformësuar peizazhin global industrial”,- theksohet në letër.

Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale dhe promovon në mënyrë aktive integrimin e thellë të inovacionit teknologjik të inteligjencës artificiale me inovacionin industrial për të fuqizuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror me cilësi të lartë, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e jetës së njerëzve, shtoi ai.

foto nga VCG

Duke theksuar se inteligjencës artificiale duhet të jetë një e mirë publike ndërkombëtare që i sjell dobi njerëzimit, presidenti Xi tha se Kina është e gatshme të angazhohet në bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar me vendet anembanë botës në këtë fushë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us