Programet mbi mendimin ekonomik dhe ndjenjat kulturore të Xi Jinping-ut do të transmetohen në mediat kryesore të Makaos

Foto nga CMG

Dokumentari“Ndjenjat kulturore të Xi Jinping-ut” dhe programi i posaçëm “Seria e leksioneve për Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut”, të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), do të transmetohen në mediat kryesore të Makaos duke filluar nga e diela.

“Ndjenjat kulturore të Xi Jinping-ut” pasqyron gjallërisht historinë e interesimit të presidentit kinez Xi Jinping për trashëgiminë dhe zhvillimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze, duke treguar mendimet e tij të thella mbi thënien “Një vend lulëzon me një kulturë të begatë dhe një komb është i fortë kur ka një kulturë të fortë” dhe ndjenjat e tij të thella për të çmuar e për të çuar përpara trashëgiminë kulturore dhe historike. Në këtë dokumentar vizitohen vendet ku ka punuar Xi Jinping-u, zhvillohen intervista në thellësi me njerëz që kanë punuar me të dhe jepen shembuj të gjallë për t’i paraqitur publikut të huaj përpjekjet praktike të Kinës në eksplorimin e origjinës së qytetërimit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në epokën e re.

Foto nga CMG

Si një program i posaçëm televiziv që shpjegon konceptet ekonomike të Xi Jinping-ut, “Seria e leksioneve për Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut” përqendrohet në shtjellimet e rëndësishme të presidentit Xi  mbi konceptet e reja të zhvillimit, ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi dhe promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, duke shpjeguar në thellësi idealet dhe besimet, orientimin politik, mendimin strategjik, përgjegjësinë historike, ndjenjat e njerëzve dhe metodat shkencore. Në të përmenden arritjet dhe ndryshimet në Mendimin Ekonomik të Xi Jinping-ut në udhëheqjen e zhvillimit ekonomik të Kinës në epokën e re dhe paraqiten karakteri bashkëkohor, vlera teorike dhe fuqia praktike e tij.

Edhe vepra të tjera me cilësi të lartë të Grupit Mediatik të Kinës do të shfaqen gjithashtu në Makao nga 29 shtatori.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us