Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025

Akademia kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit fiton çmimin e Samitit Botëror për Shoqërinë e Informacionit (WSIS) 2025 në Forumin WSIS në Gjenevë, Zvicër, 7 korrik 2025. /WSIS 

Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike, fitoi të hënën çmimin e Samitit Botëror për Shoqërinë e Informacionit (WSIS) 2025 në Forumin WSIS.

I lançuar nga Akademia kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (CAICT), projekti “Prodhimi, shpërndarja dhe komunikimi i shpejtë, i saktë dhe i sigurt i paralajmërimit të hershëm për fatkeqësitë meteorologjike” u shpall fitues në kategorinë e aplikacioneve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në mjedisin elektronik.

Nga 973 dorëzime për çmimet WSIS të këtij viti u përzgjodhën gjithsej 19 fitues. Si çmime autoritative globale në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe dixhital, çmimet WSIS njohin projekte të shquara që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm përmes përdorimit të TIK-ut.

Presidenti i CAICT, Yu Xiaohui, tha në fjalimin e tij të pranimit se Kina ka reaguar në mënyrë aktive ndaj ndryshimeve klimatike dhe ka zbatuar iniciativën e OKB-së “Paralajmërime të Hershme për të Gjithë”. Ai theksoi se të gjitha grupet përkatëse duhet të informohen në kohën e duhur kur ndodhin fatkeqësi.

WSIS është një proces i OKB-së me shumë palë të interesuara mbi qeverisjen dhe bashkëpunimin dixhital.

Forumi i WSIS i këtij viti, i bashkëorganizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit dhe Konfederata Zvicerane, do të shërbejë si një platformë për përfaqësuesit e qeverive dhe industrive nga mbi 150 vende, në eksplorimin e mënyrave për të adresuar hendekun dixhital dhe sfidat globale teknologjike, si dhe për të diskutuar trendet e reja të teknologjisë.

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us