foto nga Xinhua
Një fjalim nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping, i mbajtur në Konferencën Qendrore të Punës Urbane, u publikua të premten.
Fjalimi i Xi Jinping-ut, gjithashtu presidenti i KInës dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, është botuar në numrin e dytë të këtij viti të revistës “Qiushi”, organ kryesor i Komitetit Qendror të PKK-së.
Në fjalim vihet në dukje se, që nga Kongresi i 18-të PKK-së në vitin 2012, Kina ka arritur përparim historik në zhvillimin urban, por megjithatë gjendet përpara disa sfidash të reja.
Në fjalim parashtrohen kërkesat e përgjithshme për zhvillimin urban të Kinës, duke bërë thirrje për hapjen e një rruge të re për modernizimin urban me karakteristika kineze.
Ai përshkruan parimet kryesore për misionin, të tilla si vendosja e një theksi më të madh pune në mirëqenien e popullit, nxitja e rritjes intensive e efikase, theksimi i epërsive të veçanta, forcimi i qeverisjes dhe i koordinimit të përgjithshëm.
Në fjalim bëhen të qarta gjithashtu përparësitë për nxitjen e zhvillimit urban, të tilla si përmirësimi i sistemit modern urban, ndërtimi i qyteteve të gjalla të fuqizuara nga novacioni, krijimi i qyteteve të rehatshme e të përshtatshme për jetesë, si edhe të gjelbra, me karbon të ulët e të bukura, rritja e sigurisë dhe e qëndrueshmërisë urbane, nxitja e qyteteve të gjalla nga ana kulturore, të karakterizuara nga standarde të larta etike e morale, si edhe ndërtimi i qyteteve inteligjente për efikasitet dhe komoditet më të madh.
Fjalimi gjithashtu e vë theksin te forcimi i udhëheqjes së përgjithshme të Partisë në punën urbane, për të ndërtuar qytete moderne me popullin në qendër dhe për të krijuar një sistem të vlerësimit shkencor për zhvillimin urban.