Teksa ecni në luginën Dashuigou të Rezervatit Natyror Kombëtar të Malit Helan në rajonin autonom Ningxia Hui të Kinës Veriperëndimore, nëse jeni me fat, mund të takoni shumë ‘miq të vjetër’ si dhi shkëmbore, drerin e kuq, dhelprën e kuqe, pulën e gurit …… Në këtë luginë të zbrazët, Li Jingyao, zëvendësdrejtor i Stacionit Dashuigou të Administratës së Rezervës Malore Helan, është po aq i relaksuar sa në shtëpinë e tij.
Mali Helan, i cili ndodhet në veriperëndim të rajonit Ningxia, është një vargmal i lashtë i formuar nga evolucioni gjeologjik gjatë më shumë se 2 miliardë vjetëve. Trupi i thepisur malor shtrihet për më shumë se 200 km nga veriu në jug. Ai luan një rol si një pengesë natyrore duke bllokuar bashkimin e shkretëtirave Tengger dhe Ulan Buh me tokën ranore Mu Us dhe duke dobësuar pushtimin e rrymës së ftohtë siberiane. Gjithashtu shërben si një demarkacion gjeografik klimatik, si një pengesë e rëndësishme e sigurisë ekologjike në Kinë, por edhe si një grup gjenesh të vlefshme për biodiversitetin.
“Kur flasim për diçka, ajo vjen!” Duke ndjekur drejtimin e gishtit të Li Jingyao, në një rrëpirë jo shumë larg, dallohen njolla në ngjyrë kafe të errët që lëvizin përpara dhe prapa. Duke parë më nga afër, shihen disa dhi shkëmbore që mbështeten të qëndrueshme pranë rrëpirës. Thundrat dhe shputat e tyre qëndrojnë fort në shkëmbinj. Pasi shohin majtas e djathtas për t’u siguruar që nuk ka “situatë rreziku”, ata shkelmojnë këmbët dhe hidhen tutje, duke u ngjitur në një shkëmb më të lartë.
Dhitë shkëmbore janë “mjeshtre të ngjitjes në shkëmb” dhe njerëzit i japin atyre pseudonimin “shpirti mbi shkëmb”. Në Malin Helan, tani është shumë më e lehtë se sa dikur të hasen kafshë të egra të mbrojtura të klasit të dytë. “Në të kaluarën, për shkak të kullotjes së tepërt, degradimit të vegjetacionit dhe gjuetisë pa dallim, numri i dhive shkëmbore ishte vërtet i vogël. Pas mbylljes së maleve, ndalimit të kullotjes dhe restaurimit ekologjik, numri i dhive shkëmbore u rrit nga 7 mijë në vitin 2000 në 41 mijë sot”, prezanton Sun Haoran, punonjës i Administratës së Rezervatit të Malit Helan.
Megjithatë, për shkak të mungesës afatgjatë të kufizimeve efektive të kopesë, numri në rritje i dhive shkëmbore përbën një kërcënim të madh për ekologjinë e brishtë të Malit Helan, ndaj ka nevojë urgjente për grabitqarë të nivelit më të lartë.
Në fakt, dhitë shkëmbore të Malit Helan, nuk janë pa armiq natyrorë. Historikisht, Mali Helan ka qenë një habitat i rëndësishëm i leopardëve të borës. Sipas një dokumenti arkivor të Administratës së Rezervatit Malor Helan, pasditen e 25 qershorit 1954, punonjësi i saj vrau një leopard të egër që ndiqte një dhi shkëmbore në Shkëmbin Daling. Administrata vendase njoftoi se në Malin Helan kishte shumë leopardë të egër dhe u solli ndërmend banorëve të kishin kujdes. Por prej atëherë, nuk ka asnjë të dhënë të shkruar për leopardin e borës në Malin Helan.
“Në shtator 2020, pas gati 70 vjetësh, studiuesit fotografuan një leopard dëbore në anën e rajonit autonom të Mongolisë së Brendshme të Malit Helan. Kjo na bëri të besojmë se ishte koha për të filluar rivendosjen e kopesë së leopardëve të dëborës në Malin Helan, thotë Li Jingyao.
Në shtator 2021, një leopard bore i rritur, i shpëtuar në prefekturën Siziwangqi të rajonit autonom të Mongolisë së Brendshme, u lëshua në zonën e luginës Halaubei në Malin Helan. Pas lëshimit, gjurmët e tij u zgjeruan në rajonin Ningxia të Malit Helan, madje ka qëndruar më gjatë në anën Ningxia. Më vonë, kamera me rreze infra të kuqe fotografoi gjithashtu një leopard bore mashkull që jetonte natyrshëm në pjesën jugore të Malit Helan në Ningxia. Në 2023 dhe 2024, rajoni Ningxia mori dy leopardë dëbore femra nga Aksai i provincës Gansu dhe i lëshoi ato në Malin Helan.
“Pas lëshimit, leopardët e borës u përshtatën shpejt me mjedisin e Malit Helan. Ata vazhduan të krijonin territorin e tyre, duke patur zona përpjestimisht të përbashkëta. Të dhënat satelitore tregojnë se një leopard dëbore ndjek dhe ha një dhi shkëmbore mesatarisht çdo tre ditë. Li Jingyao thotë se prania e leopardëve të borës përbën kërcënim për drerin e kuq, dhitë shkëmbore dhe kafshët e tjera të egra, gjë që është një ndihmë e madhe për të optimizuar strukturën e kopesë së tyre dhe për të ruajtur ekuilibrin e përgjithshëm ekologjik.
Në luginën Dahuigou, sa më thellë të shkoni në male, aq më shumë dëgjohen zogjtë dhe kafshët. Duke ecur në një terren të formuar nga përmbytjet, shihen edhe disa sorra që po shijonin drekën. Kur dëgjuan lëvizjet, ato lanë ushqimin dhe fluturuan. Ushqimi i tyre ishte kërmë pak e tharë e mbështjellë në një skelet të bardhë. “Kjo është kufoma e një dhie shkëmbore të vogël dhe ‘vrasësi’ ndoshta është një shqiponjë e artë.” Teksa shënon në një fletore, Li Jingyao shpjegon se zakonisht pasi ngopet shqiponja e artë, do të vijë dhelpra e kuqe, e cila pasohet nga skifterët, sorrat dhe në fund minjtë. “Zinxhiri biologjik në zonën e Malit Helan po bëhet gjithnjë e më i plotë!” ”
Vitet e fundit, falë tërheqjes graduale të aktiviteteve njerëzore si kullotja dhe gërmimet minerare, Mali Helan ka rifituar qetësinë dhe bukurinë e tij. Sipas statistikave, Rezervati Natyror Malor Helan ka një sipërfaqe pyjore prej 28 mijë hektarësh, me një normë mbulimi pyjor prej 14.53%, ku jetojnë 329 lloje vertebrorësh të egër, 649 lloje të bimëve të egra vaskulare, 204 lloje briofitesh, 97 lloje likenësh, 259 lloje makrokërpudhash dhe 1.936 lloje insektesh.
Tashmë, Mali Helan po bëhet gradualisht një mal i egër plot vitalitet dhe një vend bashkëekzistence për të gjitha qeniet.