Sektori i postës ekspres në Kinë, rritje të fortë në 9 muajt e parë

Sektori i postës ekspres në Kinë kreu dërgimin e 145.08 miliardë pakove në 9 muajt e parë të vitit 2025/Foto nga VCG

Sektori i postës ekspres në Kinë kreu dërgimin e 145.08 miliardë pakove në 9 muajt e parë të vitit 2025, 17.2 %  më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare që u publikuan të enjten.

Sektori postar i Kinës, që përfshin shërbimet e postës ekspres, përpunoi gjithsej 158.26 miliardë pako gjatë kësaj periudhe, me një rritje 15 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, sipas Zyrës Shtetërore të Postës.

Nga janari deri në shtatorin e këtij viti, të ardhurat nga biznesi i sektorit postar arritën në mbi 1.31 trilionë juanë (afro 184.72 miliardë dollarë amerikane), me një rritje prej 7.7 % në krahasim me tre tremujorët e parë të vjetshëm.

Konkretisht, të ardhurat nga posta ekspres arritën në 1.09 trilion juanë, duke u rritur 8.9 %.

Dërgesat ekspres në të njëjtin qytet arritën në 11.87 miliardë pako gjatë kësaj periudhe, 4.3 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, ndërsa dërgesat ndërrajonale u shtuan 18.6 për qind, në 130.17 miliardë pako.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us