Shpërndahen urgjentisht 170 milionë juanë ndihmë për katastrofat në shtatë provinca dhe qytete të Kinës

foto nga VCG

Që prej 9 gushtit, reshje të dendura shiu kanë goditur zonat Sichuan, Chongqing, Jiangsu dhe Anhui të Kinës, duke shkaktuar përmbytje dhe katastrofa gjeologjike.

foto nga VCG

Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave shpërndau urgjentisht të martën 170 milionë juanë nga fondet qendrore për ndihmat në rast katastrofash natyrore, për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës emergjente për njerëzit e prekur në Jiangsu, Anhui, Hubei, Chongqing, Sichuan, Guizhou dhe Gansu.

foto nga VCG

Fondi do të fokusohet në përpjekjet e reagimit ndaj emergjencave si kërkim-shpëtimi, zhvendosja dhe rivendosja e njerëzve, eliminimi i rrezikut, hetimi dhe skanimi emergjent i rreziqeve dytësore të katastrofave si edhe riparimi i shtëpive të shembura, me qëllim minimizimin e humbjeve dhe viktimave nga katastrofat dhe mbrojtjen efektive të jetës dhe pronës së njerëzve.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us